Departamenti i kujdesit në shtëpi, Doctor’s General Clinic ofron shërbime shëndetësore me cilësi të lartë për këdo që është i interesuar, në qytetin e Tiranës. Personeli me përvojë infermierore dhe i specializuar për shërbime të kujdesit në shtëpi, ofron zgjidhje për ata që kanë nevojë për mbështetje dhe përkujdesje më të veçantë.Përfitimet e hospitalizimit në shtëpi janë të shumta. Pajisjet moderne mjekësore dhe aftësia për të aplikuar teknika komplekse në shtëpi kanë nxitur hospitalizimin në shtëpi në mbarë botën.

Shërbimet që ofrojmë në shtëpitë tuaja

Shërbim fizioterapeutik

Marrim dhe bëjmë analiza në laborator në kohë reale

Ekografi portative

Eko gjiri, abdominale, tiroideve, dopler testikular, eko kardiake

Vendosja e katetereve urinare dhe monitorimi i tyre

Mjekim djegiesh, prejresh

Mjekim i plagëve postoperatore

Qepje e plagëve dhe heqje penjesh

Mjekim dekubitusesh

Aplikim i solucioneve i/m (intramuskulare)

Aplikim i prefuzioneve i/v (intravenoze, serume)

 

Departamenti i kujdesit në Shtëpi ofron shërbim për:

 

Secilin pacient pas largimit nga spitali dhe që i duhet të vazhdojë trajtimin në shtëpi.

Pacientët me sëmundje kronike

Njerëzit që nuk mund ose nuk duan të lëvizin nga shtëpia

Njerëzit me aftësi të kufizuara

Të moshuarit

Gratë shtatzëna

Gratë në një program IVF

 

Profesionistë në shërbimin tuaj 24/7

 

Marrja, administrimi i barit, serumit, injeksione venoze, kateterizimi,ushqimi parenteral, mjekimet e plagëve, monitorimi i shenjave vitale etj, vjen në shtëpi nga një infermiere me përvojë. Marrja për analizë e gjakut, urinës dhe lëngjeve të tjera biologjike kryhet nga infermjerja në shtëpinë tuaj. Rezultati i analizave dërgohet menjëherë.

Çfarë përfitimi ka?

 

Shmang shqetësimin e vetë pacientëve dhe të afërmve të tyre me lëvizje të panevojshme. Pacienti ndihet rehat, i sigurt dhe është në kontakt me personat e afërt të tij. Kujdesi në shtëpi siguron që pacientët të qëndrojnë në mjedisin e ngrohtë dhe intim të shtëpisë. Infermierja e DOCTORS’ HOSPITAL i referohet mjekut. Shërbimet shëndetësore të plota ofrohen në shtëpinë tuaj. Një infermiere e specializuar në bashkëpunim me DOCTOR’S HOSPITAL vjen pranë jush dhe ofron shërbimin infermieror 24 orë në ditë, në pacientë të cilët kërkojnë mbikëqyrje në shtëpi, një gamë të gjerë shërbimesh infermierore në shtëpi, me vizita të shpeshta në ambientet e pacientit edhe në të njëjtën ditë, nëse është e nevojshme.

Shtrimi në shtëpi është një zgjedhje e hospitalizimit diskret dhe i rehatshëm me shumë përfitime.

 

Përmirëson ndjeshëm gjendjen mendore të pacientit. Ndihmon në një shërim më të shpejtë në ambientin personal. Shmang ekspozimin në ambiente publike, për të ruajtur privatësinë. Inkurajon pacientin dhe e mbështet në mjedisin e tij të njohur.

Working Hours

 
No Fields Found.