Estetika-Doctors-Hospital-Albania

Poliklinika Doctors’Hospital është e specializuar në shërbimet estetike para dhe pas ndërhyrjeve plastike-estetike, me aparatura dhe një staf mjekësor mjaft të kualifikuar, përkatësisht:

  • Depilimi me Lazer Alexandrite
  • Microdermabrasion
  • LPG Endermology
  • Mesotherapy me Microneedling Dermafrac
  • Peelings
  • Pastrim i thellë dermatologjik
  • Trajtim Akne
  • Antiage

Laser Alexandrite Candela GentleMax Pro – ND YAG është laseri më i ri në Poliklinikën Doctors’ Hospital dhe i vetmi në Shqipëri që ofron disa trajtime.

 

1. Terapia për balancimin e yndyrës dhe akneve

2. Terapia për tërheqjen dhe rigjenerim e lëkurës

3. Trajtimi i venave

4. Terapia për mykun e thoit

5. Epilimi i qimeve

6. Terapia për balancimin e yndyrës dhe akneve

Laseri Nd Yag lufton aknet në të dy llojet e saj (aknet sipërfaqësore dhe aknet vulgaris). Përmirëson cilësinë e lëkurave akneike dhe me yndyrë. Ul inflamacion dhe ndihmon në normalizimin e nivelit seboregulator. Aparati trajton falë programeve të saj tipe të ndryshme të lëkurës.

Terapia zgjat afërsisht 30 minuta dhe nuk ka asnjë dhimbje sepse vendoset krem anestetik para terapisë. Rezultatet duken nga dita në ditë pasi lazeri vepron në brendësi.

Rekomandohen 6 seanca çdo 15 ditë.
Terapia për tërheqjen dhe rigjenerim e lëkurës

Skin rejuvination është gjithçka që e bën lëkurën tuaj të duket më e re dhe më e freskët. Terapia rigjeneruese e lëkurës bazohet në aftësitë që ka lazeri të depërtojë thellë në zonën ku aplikohet duke lëshuar rreze drite me intensitet të lartë dhe falë emetimit të nxehtësisë aktivizohen fibroblastet për të prodhuar kolagjenin dhe elastinën. Jep efekt “tightening” në lëkurë, duke i dhënë asaj një tërheqje dhe shkëlqim të dukshëm. Aplikohet në zonën e fytyrës, qafës, dekoltesë apo kudo që mund të ndihet e nevojshme.

Seancat aplikohen 1 herë në muaj.
Trajtimi i venave.
Nd:YAG laser – ndihmon trajtimin e lezioneve vaskulare si:

▪spider nevus

▪angioma

▪teleangioectasia

▪venat sipërfaqësore

Trajtimi zgjat në varësi të madhësisë së lezionit. Mund të jenë të nevojshme 2 seanca, me distance 4 javë. Zakonisht që në seancën e parë vihet re zhdukja e tyre.

Terapia për mykun e thoit

Myku i thoit është problem dermatologjik i cili shfaqet si tek femrat ashtu dhe te meshkujt. Kurimi realizohet me laser Nd Yag duke aplikuar 3 – 4 seanca çdo 15 ditë.

Epilimi i qimeve

Ky lazer mundëson eliminimin e qimeve në mënyrë të përhershme.

Me anë të këtij lazeri marrim rezulate të pa diskutueshme dhe në qimet më të holla. Për një lëkurë sa më të lëmuar zgjidhni lazerin më të fundit dhe më të përparuar Laser Alexandrite Candela GentleMax Pro – ND YAG.

Doktorët

Dr. Elmijola Janushaj

Estetiste

Tefta Balliu

Estetiste

Anisa Dervishaj

Estetiste

Asteroula Tasiou

Estetiste

Xheni Kambo

Estetiste