Ju mund të kryeni vizita fizioterapie pranë poliklinikës Doctors' Hospital.

Fizioterapia është një profesion i kujdesit shëndetësor që ka të bëjë me funksionin dhe lëvizjen e njeriut dhe maksimizimin e potencialit fizik. 

Fizioterapia përdor qasje fizike, të bazuara në shkencë,  për të promovuar, ruajtur dhe rivendosur mirëqenien fizike, psikologjike dhe sociale, duke marrë parasysh ndryshimet në gjendjen shëndetësore. 

 

Në veçanti ata trajtojnë sistemin neuromuskular (trurin dhe sistemin nervor), muskulo-skeletor (indet e buta, nyjet dhe kockat), sistemin kardiovaskular dhe të frymëmarrjes (zemrën dhe mushkëritë dhe fiziologjinë e lidhur).

Fizioterapistët punojnë në mënyrë autonome, shpesh si anëtar i një ekipi me profesionistë të tjerë të kujdesit shëndetësor ose social.

 

Praktika e fizioterapisë karakterizohet nga sjellja reflektuese dhe arsyetimi sistematik klinik, të dyja duke kontribuar dhe duke mbështetur një qasje të zgjidhjes së problemeve ndaj kujdesit të përqendruar te pacienti.

 

Në Polikliniken Doctors’ Hospital Albania ofrohen:

Shërbime terapeutike në shumë specialitete duke perfshire:

  • Sistemin kardio-respirator
  • Geriatri (problemet e moshave tè treta)
  • Rheumatologji
  • Neurologji
  • Pediatri
  • Ortopedi- traumatologii
  • Dëmtime sportive etj

 

Fizioterapia trajton çrregullimet kardio-pulmonare, perfshire:

  • Atakun kardiak
  • Post-kirurgjine e koronareve
  • Sëmundjet kronike obstruktive të mushkerive
  • Fibrozat pulmonare.

Terapia manuale, që përdoret në kete fushë bëhet për të ndihmuar ne pastrimin e sekrecioneve te mushkerive etj.

Fizioterapia ndihmon në mireqenien e moshave të treta. Kjo moshë preket nga shumë sëmundje si artritet, osteoporoza, alzhaimeri, parkinsoni etj, të cilat kërkojne trajtim fizioterapeutik të domosdoshem.