Kirurgji-kundër-obesitetit-Poliklinika-Doctors-Hospital-Albania

Kirurgjia e Obezitetit

Kirurgjia e obezitetit ose ndryshe mjekësia e obezitetit është procedurë kirurgjikale serioze, e cila ka për qëllim krijimin e një sistemi më të vogël tretës dhe ndihmon në humbjen e konsiderueshme të peshës. Kërkon angazhim të përjetshëm, ndryshim të perceptimit, zbatim një mënyre më të shëndetshme të ushqyeri dhe të jetesës. I drejtohet personave me obesitet patogjen, domethënë me Indeks të Masës Trupore (IMT) më të madh se 40 ose 35 në rast se ekzistojnë edhe probleme të tjera shëndeti. Në dobitë e saj radhiten përmirësimi i konsiderueshëm i shëndetit të përgjithshëm, parandalimi, shërimi i diabetit, i dislipidemisë, i tensionit të lartë, i faktorëve që çojnë në sëmundje të venave të zemrës dhe vdekje të parakohshme. Kundraindikacione janë problemet serioze të shëndetit që mund të shkaktojnë komplikacione pas operacionit, çrregullimet serioze psikike, vartësia nga substancat dhe nga alkooli, mosha më e vogël se 18 vjet ose më e madhe se 65 dhe pamundësia e bashkëpunimit me mjekun dhe mos ruajtja e këshillave pas operacionit.

Teknikat kirurgjikale ndahen në dy kategori

Në ato kufizueset, qëllimi i të cilave është kufizimi i sasisë së ushqimit që merret. Në to klasifikohen unaza, mënga, palosja (plication) dhe balloni, dhe

Në ato të përziera të cilat kombinojnë teknikën kufizuese me keqasimilim (malabsorption). Në këtë kategori bëjnë pjesë bypass-i gastrik i helikës së gjatë dhe devijimi kolepankreatik.

Të gjitha teknikat kryhen në mënyrë laparoskopike ose robotike, me qëllim që të minimizohet rreziku i komplikacioneve pas operacionit. Operacioni i hapur nuk përbën alternativë, sepse për arsye të pamjes së kufizuar të kirurgut, ekziston mundësi e madhe e dëmtimeve në organet, e qelbëzimit të traumës, të çarjes së zorrëve dhe hernies.

Cila teknikë është e përshtatshme për mua?

 

Cila teknikë është e përshtatshme për mua?

Para zgjedhjes së teknikës së përshtatshme është e rëndësishme të kuptuarit e ndryshimeve që bëhen në trup kur paraqitet obesiteti. Tej ndryshimeve të pamjes së jashtme, shkaktohen edhe ndryshime në organet e brendshme: rritje e stomakut dhe e harkut dhe e celulave që prodhojnë grelinën, rritje të gjatësisë dhe të thithshmërisë së zorrës së hollë.

Këto ndryshime bazë ndikojnë në trurin, në qendrën e urisë, kështu që njerëzit kanë më shumë uri dhe bëhen të pangopur. Me qëllim që të zgjidhet rrethi vicioz, në fazën e parë duhet të bëjmë përpjekje të zvogëlojmë stomakun. Me qëllim që të realizojmë këtë, përdorim teknika kufizuese, siç është unaza gastrike dhe mënga gastrike.

Zgjedhja e teknikës vendoset së bashku me kirurgun e obesitetit dhe varet nga shumë faktorë, që kanë lidhje me mënyrën e jetesës dhe karakterin e pacientit. Për shembull, në qoftë se vendi i banimit të pacientit është larg nga vendi ku bëhet operacioni, ose në qoftë se pacienti nuk mund të ndjekë udhëzimet e mjekut kurues, atëherë zgjidhet mënga gastrike, e cila konsiderohet edhe metodë e zgjedhjes për pacientët me diabet. Në qoftë se pacienti është i predispozuar të bëjë përpjekje dhe ka nevojë vetëm për një ndihmë të vogël me qëllim që të humbasë kilogramët e tepërt, ose në qoftë se ka frikë operacionet, atëherë zgjidhja është unaza. Në rast se është vendosur unazë dhe rezultati i kirurgjisë nuk është ai që pritej, qoftë për arsye të pangopësisë, ose të zgjerimit të ezofagut, ose ngaqë ka rrëshqitur unaza, ndërrimi në mëngë gastrike përbën zgjidhjen ideale. Në qoftë se operacioni fillestar është mënga gastrike dhe paraqitet rikthim pas disa vjetësh, duhet të studiojmë në qoftë se mënga është e gjerë ose në qoftë se ka pësuar zgjerim, kështu që zbatohet rrudhja, një operacion i thjeshtë, i shpejtë dhe i sigurt. Dhe në qoftë se madhësia është ajo që duhet dhe pacienti paraqet rikthim, do të duhet të plotësohet devijimi kolepankreatik, një teknikë e cila ka probabilitet të madh suksesi. Në çdo rast, teknikat me nivel të ulët ndërhyrës, ato që nuk ndryshojnë fiziologjinë e pacientit dhe që kufizojnë kohën e shërimit dhe të rikthimit në veprimtaritë e përditshme, përbëjnë zgjedhjen parësore. Në qoftë se ato dështojnë, zbatohen metodat e përziera të cilat janë tepër efikase.

Doktori

Sotiris Gavriil

Kirurg i Përgjithshëm