Kirurgji-Hemoroidesh-Poliklinika-Doctors-Hospital-Albania

Poliklinika Doctors’Hospital ofron një gamë të gjërë ekzaminimesh mjekësore:

  1. Tiroidektomi
  2. Kirurgji obeziteti
  3. Kirurgji e hernieve( hiatale, femorale,umbilikale,etj)
  4. Kirurgji e aparatit tretës
  5. Trajtimi i hemorroideve
  6. Kirurgji e kancerit të zorrëve

HEMORROIDET NDAHEN NË 2 KATEGORI:

HEMORROIDE TË BRENDSHME

Hemorroidet e brendshme shfaqen në brendësi të anusit dhe në rastet
më të shpeshta krijojnë hemorragji. Zakonisht hemorroidet e brendshme
nuk shfaqin simptoma të tjera veç gjakderdhjes përveç disa rasteve kur
kemi kruajtje në anus. Gjatë jashtëqitjes ka shumë të ngjarë të shfaqen
edhe hemorroide të jashtme por pas përfundimit ato rikthehen në
pozicionin e tyre fillestar.

HEMORROIDE TË JASHTME

Hemorroidet e jashtme shfaqen në grykën e anusit dhe më shpesh
varen jashtë anusit. Në raste shumë të përparuara zhvillojnë tromboza
të cilat mund të shkaktojë dhimbje shumë të forta. Kjo dhimbje mund të
zgjasë për 2-3 ditë dhe tromboza zgjat për disa javë.

TRAJTIMI RADIKAL I HEMORROIDEVE

Mjeku duhet të vlerësojë gjendjen, duke përjashtuar ekzistencën e arsyeve të
tjera që shkaktojnë simptoma të ngjashme me ato të hemorroideve, të tilla si
shenjat e strijeve, fistulat dhe abseset. Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet,
veçanërisht, të rriturve mbi 50 vjeç, pasi shfaqja e gjakut në jashtëqitje mund të
mashtrojë situatën dhe të fshehë kancerin në zorrën e trashë (kanceri i dytë më i
zakonshëm në botë).
Metoda qe ne perdorim per vite me rradhe per te trajtuar kete patologji eshte
PeterLord ( metoda Grigoriadis), nje metode qe konsiderohet te jete me
kulmorja dhe qe ka zgjidhur problemin e mijera njerezve gjate 25 viteve qe eshte
zbatuar.
Ky është një operacion shumë i shkurtër që “godet” burimin e problemit, që
është hipertensioni i sfinkterave  anal dhe të spazmave të tyre të vazhdueshme.
Është një procedurë shumë e thjeshtë, pa dhimbje, me rezultate përfundimisht
efektive. Pas disa minutash nga operacioni, pacienti kthehet në rutinën e tij të
përditshme, pa ndonjë traumë në anus, pa nevojë për ndryshime, pa vuajtje nga
efekte anësore të padëshiruara, qepje, dhimbje ose probleme të tjera pas
operacionit, ndërsa është në gjendje të ushqehet  dhe të ngasë makinën
menjëherë pas ndërhyrjes.
Metoda PeterLord (metoda Grigoriadis) është metoda e vetme që trajton dhe
shëron  menjëherë  dhe në mënyrë efektive shkakun, dhe jo vetëm simptomat e
hemorroideve.

Doktorët

Dr.Sotiris Gavriil

Kirurg i përgjithshëm