Depilimi me Lazer Alexandrite
Depilimi me Lazer Alexandrite bën ëndrrën tuaj realitet!
Lazer Alexandrite GentleLASE Candela është lazer-i më i shpejtë dhe më efektiv për depilimin e përhershëm dhe numër1në përdorim në të gjithë botën.
Duhet theksuar këtu që Lazer Alexandrite është aparatura e vetme Lazer për depilim e certifikuar nga FDA.
Imagjinoni sa mirë do të ndiheshit me veten dhe sa e lehtë do të ishte përditshmëria e jetës suaj pa praninë e qimeve bezdisëse!
Konkretisht,Lazer Alexandrite ofron reduktim konstant, afatgjatë dhe të përhershëm të qimeve duke lenë nga pas metodat tradicionale të depilimit si brisku, dylli etj. Kjo mënyrë depilimi aplikohet si në femra ashtu dhe në meshkuj dhe depilohen të gjitha zonat e trupit dhe të fytyrës duke larguar qimet pa dhimbje dhe me siguri. Funksioni i Lazer Alexandrite për shkatërrimin e qimeve bazohet në përthithshmërinë e energjisë së tij nga melanina e qimeve në folikulën e tyre (melanina është përgjegjëse për ngjyrën e qimeve) dhe kjo e bën maksimalisht rezultativ ndaj qimeve të trasha dhe të errëta. Për të përcaktuar numrin e seancave që mund të nevojiten për një rezultat definitiv duhet të merret parasysh fakti që prania e qimeve ndryshon midis zonave të sipërfaqes së lëkurës, gjithashtu dhe midis njerëzve dhe ajo ndikohet nga gjendja hormonale e çdo organizmi edhe në rast se ajo është e trashëguar edhe në rastin e pranisë së ndonjë patologjie. Kjo arsye e bën të vështirë vendimin të përcaktohet ekzaktësisht në fillim numri i seancave që mund të nevojiten për të arritur rezultatin e dëshiruar, por një numër mesatar në të cilin mund të bazohemi është nga 5 deri në 10 seanca.
Duke përmbledhur, mund të themi që trajtimi me Lazer Alexandrite është:
– Realisht pa dhimbje dhe pa qenë i nevojshëm përdorimi i medikamenteve anestezike sepse aparatura përmban sistemin e ftohjes dinamike të lëkurës (Dynamic Cooling Device).
– I shpejtë sepse seanca e trajtimit për shumicën e personave zgjat vetëm disa minuta.
– Pa kohë rikuperimi, kështu që menjëherë pas trajtimit mund të rikthehemi në aktivitetet tona të përditshme.
– Rezultativ në të gjitha llojet e lëkurës, gjithashtu dhe në llojet e ndryshme të qimeve.
– Absolutisht i përshtatshëm për të gjitha sipërfaqet e lëkurës duke përfshirë dhe ato me delikatet si fytyra, fyti dhe zona e bikinit.
Depilimi me lazer kur duhet të bëhet?
Depilimi me Lazer kryhet zakonisht për arsye estetike, por shpesh here edhe për arsye shëndetësore.
Një shembull i tillë është kur nga metodat klasike te depilimit (dylli,brisku…) krijohet infeksion në folikulën e qimeve (pseudotilakit) dhe në këto raste depilimi me Lazer Alexandrite është zgjidhja me e mirë.
Gjithashtu në raste ku hasen probleme me kapilare që përkeqësohen, me irritim të lëkurave të ndjeshme ose me krijimin e njollave nga qimet që rriten brenda në lëkurë pas depilimit me dyll atëherë depilimi me Lazer Alexandrite është zgjidhja e vetme.
Ne probleme me Hirsutisem dhe me shfaqje të dendur të qimeve depilimi me laser Alexandrite është mënyra e vetme që garanton rezultate të përhershme.
Arsye të tjera mjekësore në të cilat nevojitet depilimi me Lazer Alexandrite janë dermatitet që shfaqen pas mënyrave të thjeshta të depilimit. Kur ekzistojnë raste me historik në sëmundjet infektive (si kondiloma etj) është mënyra e vetme për t’u depiluar pa patur rrezikshmërinë e shumimit,përkeqësimit të këtyre patologjive.
Personat që kane historik me kiste në kerbisht (fundshpine) duhet t’i nënshtrohen depilimit në Lazer Alexandrite per arsye se kjo patologji shkaktohet nga kthimi dhe rritja e qimeve brenda ne lëkurë në zonën e fundshpinës pas metodave të tjera të depilimit.
Aparaturat Lazer tashme përdoren gjithnjë e më tepër në ndërhyrjet mjekësore dhe estetike dhe përdorimi i tyre nga personel i specializuar është efektiv dhe pa rrezikshmëri.
Atëherë, depilimi me Lazer Alexandrite duhet të bëhet kur dëshirohet ose konsiderohet e nevojshme t’i jepet fund qimeve bezdisëse në mënyrë të përhershme.