Dr. Anna Katsi është kirurge otorinolaringologe me fushë të veçantë veprimtarie në ORL Pediatrike, duke kryer të gjithë gamën e ndërhyrjeve kirurgjikale dhe është pjesë e Poliklinikës Doctors’ General Clinic. Është trajnuar për otorinolaringologji në Spitalin e Fëmijëve “Agia Sofia” dhe më pas në “Spitalin e Përgjithshëm të Sëmundjeve të Toraksit” të Athinës “Sotiria”.
Ka kryer trajnime të mëtejshme në departamentet e Neurokirurgjisë dhe Kirurgjisë Plastike të Spitalit të Përgjithshëm të Athinës “G. Gennimatas”.
Pas marrjes së titullit të specializimit në otorinolaringologji, ajo u bë bashkëpunëtore shkencore e klinikës ORL të departamentit të Audiologjisë dhe njësisë së Implantimit Koklear dhe më pas punoi si mbikëqyrëse e departamenteve të mësipërme në Spitalin e Fëmijëve “Agia Sofia”.
Gjatë periudhës së shërbimit, ajo fitoi një përvojë jashtëzakonisht të madhe në një sërë ndërhyrjesh kirurgjikale të spektrit të otorinolaringologjisë, të cilat kanë të bëjnë me sëmundjet akute dhe kronike të ORL- s, me objekt kryesisht otokirurgjinë.
Gjithashtu, ajo mori pjesë aktivisht si mjeke roje në një nga departamentet më aktive dhe më të ngarkuara të urgjencës në Greqi, duke përvetësuar aftësi klinike dhe kirurgjikale të nevojshme në trajtimin dhe menaxhimin e problemeve ORL-pediatrike të grupit të veçantë të pacientëve të vegjël.
Njëkohësisht mori pjesë në mësimdhënien e mjekëve ORL që dëshironin të fitonin përvojë në trajtimin e sëmundjeve ORL-pediatrike, pediatër, studentë të Shkollës së Mjekësisë dhe Infermierisë të Universitetit të Athinës.
Shërbeu si Mbikëqyrëse e Departamentit të Audiologjisë dhe Njësisë së Implantimit Koklear të Spitalit të Fëmijëve “Agia Sofia”. Një departament shembull, siç u njoh nga komuniteti mjekësor për arsye të hulumtimit të hollësishëm të humbjes së dëgjimit dhe trajtimit të tij holistik. Mori pjesë aktive në diagnostikimin-trajtimin e fëmijëve me probleme dëgjimi, në operacionet e Ιmplantimit Koklear, duke fituar përvojë të mjaftueshme për vlerësimin subjektiv dhe objektiv të dëgjimit të të porsalindurve, foshnjave dhe fëmijëve më të rritur.
Gjithashtu kryente përshtatjet e aparateve të dëgjimit tek fëmijët dhe rregullimin e funksionimit të procesorëve të të folurit të Implanteve Kokleare tek fëmijët e operuar.
Ka marrë pjesë në konferenca shkencore ndërkombëtare dhe greke në të cilat ka qenë edhe folëse, ndërkohë që ka prezantuar vepra të botuara në revista shkencore ndërkombëtare dhe greke.
Ka ndjekur një numër të konsiderueshëm seminaresh dhe kursesh trajnimi brenda dhe jashtë Greqisë në nivel teorik dhe praktik, në një gamë të gjerë subjektesh të Otorinolaringologjisë, në përpjekje për evoluim të vazhdueshëm.
Tema e doktoraturës: Kontributi i ASSR në studimin e ototoksicitetit të barnave citostatike në moshën e fëmijërisë.
Në klinikën tonë e cila është e pajisur me aparate të posaçme ofrohen shërbime të nivelit të lartë, të cilat përfshijnë analiza diagnostike, por edhe ndërhyrje terapeutike, në një ambient të përshtatshëm në mënyrë që të ndihen të qetë si pacientët e mëdhenj e gjithashtu edhe të vegjlit.
Ekzaminimi audiologjik i të porsalindurve dhe fëmijëve
Diagnoza – testi i humbjes së dëgjimit – screening i dëgjimit të të porsalindurve
- Timpanometri
- Matje e reflekseve dëgjimore
- Emetimet otoakustike të evokuara kalimtare (TEOAEs)
- Potencialet e automatizuara të evokuara auditive të trungut të trurit (aABR)
- Audiometri tonale
Interes shkencor
- Endoskopi e rrugëve të frymëmarrjes së fëmijëve, foshnjave, të sapolindurve me një endoskop pediatrik fleksibël;
- Sëmundjet e laringut të trajtuara kirurgjikisht me mikrolaringoskopi – Laringomalacia
- Studim i sindromës së apneas obstruktive të gjumit
- Endoskopia e hundës – Nazofaringu
- Tonsiliti kronik – Sindroma PFAPA
- Adenotomia – Tonsilektomia
- Otomikroskopi – Otokirurgji
- Otitis media – Miringotomi – Vendosja e tubave të ventilimit (tubes)
- Miringoplastikë-Timpanoplastikë
- Heqja e aurikulave supernumerare
- Heqja e fistulave preaurikulare
- Korrigjimi i veshëve llapushë
- Prerja e frenulumit të gjuhës
- Heqja e trupave të huaj në hundë-vesh
- Kujdesi për trakeostominë
- Heqja e cisteve të qafës (cist i kanalit tiroglosal, cist i aparatit brankial, etj.)
- Limfadenit i qafës
- Biopsi e limfonodulave
Mjekja kirurge ORL Anna Katsi kryen të gjitha ndërhyrjet kirurgjikale në spitalet:
- Spitali i Fëmijëve MITERA
- Spitali i Fëmijëve IASO
- EUROCLINIC e Fëmijëve dhe EUROCLINIC e Athinës
- MEDITERRANEO Hospital
ANËTARE:
- Shoqata Mjekësore e Agrinios
- Shoqata Mjekësore e Athinës
- Shoqata Mjekësore e Larisas
- International Associatio of Pediatric Otorhinolaryngology
- Shoqëria Panhelenike e Otorinolaringologjisë Pediatrike