Dr. Ioannis Koutras

Obstetër-Gjinekolog


Dr. Ioannis Koutras, Obstetër- Gjinekolog / Specialist për Mjekësinë Fetale, me përvojën e tij 20 vjeçare i është bashkuar tashmë edhe stafit të mjekëve në Poliklinikën Doctors’ Hospital Albania.
Dr. Koutras është specializuar në diagnozën embrionale mjekësore prenatale (diagnoza e paralindjes) me studime pasuniversitare në gjenetikën klinike.
Mjeku i mirënjohur për sukseset e tij do të jetë në shërbim të pacientëve shqiptare duke ofruar ekspertizën e specializuar mjekësore për të gjitha patologjitë gjinekologjike dhe obstetrikale.
Gjithçka për shëndetin e gruas dhe që pasardhësit tuaj të lindin të shëndetshëm duke i paraprirë çdo problemi shëndetësor, ne kemi sjellë mjekun më të mirë, Dr. Ioannis Koutras.
Dr. Ioannis Koutras ka punuar në spitalet më të mira në Europë.
Në Poliklinikën Doctors’ Hospital Albania realizon:
• Konsultë për shtatzënitë me rrezikshmëri të lartë;
• Ekografi Gjenetike niveli B (Morfologjike);
• Ekografi Transparenca Cervikale;
• Ekografi Shtatzënie-Doppler;
• Ekografi Obstretikale;
• Profil Biofizik (Doppler+NTS);
• Amniocenteze;
• Reduktim fetal;
• Konsulte gjenetike;
• Marrje Trofoblasti;
• Marrje gjaku embrioni etj.