Dr. Izet Aliu

Patholog – Infeksionist


Dr. Izet Aliu, Patholog – Infeksionist është pjesë e stafit të Poliklinikës Doctors’ Hospital Albania.

Në vitin 1979 diplomohet për mjekësi të përgjithshme dhe në vitet 1982-1984 është specializuar për sëmundje infektive. Dr. Izet Aliu ka ushtruar profesionin e tij prej 42 vitesh, 25 vite prej të cilave ka qenë shef klinike për sëmundjet infektive, duke u spikatur për arritjet e tij edhe në trajtimet e infeksioneve të rënda. Njihet për risi në fushën e mjekësisë dhe për pjesëmarrje të shumta në konferenca shkencore, referues në të gjitha sesionet shkencore të organizuara nga SRD dhe QSUT, botues i disa veprave, 8 monografive dhe njëkohësisht pedagog në një universitet privat ku jep lëndën e sëmundjeve infektive, shëndeti publik, shëndeti mjedisor dhe epidemiologjinë. Për herë të parë në Durrës në vitin 2014, pas 60 vitesh ka diagnostikuar dhe mjekuar 2 raste me Malarje të importuara.

2009-2010 ka marrë diplomën Master i Nivelit të dytë nga UBIS (University of Business and International Studies Gjeneve-Zvicer) për menaxhim shëndetësor me rezultate të shkëlqyera.

2010-2011 ka marrë diplomën Master Nivelit të dytë nga ISSAT (Institucioni i arsimit të lartë ISSAT) me rezultate të shkëlqyera.

Në vitin 2008 trajnohem pranë Spitalit Europian te Janinës në programin SYSTEMATICS OF PERSONEL MANAGEMENT.

Ai ka punuar mjek në vitet:

1978-1982 Patholog në Mirditë,
1984-1993 Mjek infeksionist dhe Shef i shërbimit sëmundjeve infektive në spitalin e rrethit Mirditë.
1993 – 2020 Mjek infeksionist pranë Spitalit Rajonal të Durrësit.
2000 – 2008 Shef i Klinikës së sëmundjeve infektive
2017 – 2020 Shef i Klinikës së sëmundjeve infektive pranë Spitalit Rajonal të Durrësit.
Ka dhënë këto provime pasuniversitare:

Sëmundjet infektive

Epidemiologjinë

Filozofinë

Gjuhë angleze

Vitin 2001-2002 ka bërë kursin e plotë të E.K.O-s abdominale pranë Q.S.U.T Tiranë.

Ka qenë anëtar i bordit drejtues të Spitalit Rajonal Durrës (2001-2006).

Për herë të parë në Shqipëri në vendet e zonave veriore ka vendosur diagnozën Ethe Hemoragjike Virale me virus Hantan-Kongokrime të vërtetuar nga Instituti Lui Paster.

Për herë të parë në Durrës ka futur si mjet diagnostik biologjinë molekulare për të matur ngarkesën virale të hepatiti B dhe C etj.