Dr. Pavlos Aleksiou

Mjek kardiolog


U linda në Patra më 1968. Në vitin 1992 mbarova studimet në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Patrës. Kam kryer shërbimin ushtarak në Qipro, si mjek dhe në vijim, kreva stazhin në fshat si mjek i përgjithshëm në Lykuria të Kalavryta.

Nga viti 1995 deri në vitin 2001 u specializova në Kirurgjinë Ortopedike në Spitalin e Përgjithshëm «Agios Andreas» të Patrës dhe në Spitalin për fëmijë “?aramandaneio” të Patrës.

Në vitin 2002, mora titullin shkencor doktor nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit të Janinës, për tezën me titull: «Rezultate të parakohshme të Arthroplastikës totale të legenit Zweymueller metal-me-metal», e cila u vlerësua me notën «Shkëlqyer».

Në vitin 2001, fillova specializimin tim në Zvicër. Shërbeva në spitalin Kantonsspital Aarau dhe Bruderholz me objekt Kirurgjinë Arthroskopistike, ndërhyrje në shtyllën kurrizore, lëndime sportive dhe teknika arthroplastike totale.

Më 2003, duke u kthyer nga jashtë shtetit, kam ofruar shërbime në Organizmin e Kujdesit të të Siguruarve të Sektorit Publik, si mjek inspektor. Paralelisht, mora përsipër kujdesin mjekësor të skuadrës së futbollit të Patrës Panachaiki, dhe më vonë të mjaft skuadrave të tjera kryesisht të futbollit.

Nga viti 2004 shërbeva si mjek në Sistemin Kombëtar të Shëndetësisë si kirurg Ortoped, fillimisht në Spitalin e Përgjithshëm të Patrës “Agios Andreas” dhe në vijim në Spitalin e Përgjithshëm të Elefsinës “Thriasio”, deri në vitin 2011 nga ku u largova me dëshirë, me gradë Kujdestar i Parë.

Kjo ecuria ime, më çoi në përfundim të ushtroja profesionin e mjekut privat, me bindje se kjo rrugë përbën qasjen më rezultative, që i lejon mjekut kurues të njohë pacientin e tij si njeri dhe ta përballojë atë si një tërësi, në kushtet më të mira të mundshme, me përdorimin e infrastrukturës së institucioneve mjekësore private që respektojnë dinjitetin personal si të mjekut ashtu dhe atë të pacientit.