Dr. Sosela Rrusho ka përfunduar studimet në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë, dega Mjekësi e Përgjithshme në vitin 2016, më pas ka përfunduar specializimin si Mjeke Familje në vitin 2020. Ajo ka një sërë kualifikimesh të tjera internacionale nga institute si: Universiteti i Bristol Londër, Esperanza Health Center, Philadelphia USA, Lund University, Swedish Institute, Swiss Agency for Development and Cooperation (SDC), American Heart Associated Basic Life Support (CPR and AED) Program, Los Angelos, USA. Dr. Sosela Rrusho ka përvojë edhe në klinika të tjera mjekësore.
Shërbimet që ofron në Poliklinikën Doctors’ General Clinic:
– Ekzaminim i përgjithshëm mjekësore
– Këshillim mbi stilin e jetesës dhe ekzaminimet depistuese për parandalimin e sëmundjeve kronike.
– Vizita pediatrike te cdo moshe
– Çrregullime të humorit, Ankth, Depresion, Pagjumësi etj
– Mikrokirurgji, Kondiloma, rritja e thoit nën mish etj.
– Pap Test, HPV test.
– Ndjekjen dhe menaxhimin e sëmundjeve kronike si: Diabet, Hipertension, Dislipidemi, Astma Bronkiale, Patologjitë e Tiroides, Gastrit, Sëmundje seksualisht të transmetueshme.
Infeksione: respiratorë, të syve, të veshëve, të fytit, pulmonare, urinare, vaginale. Konstipacion, diarre etj.