Dr.Spirydon Raptis

Kirurg Urolog-Androlog


Mjeku Urolog Androlog Spyridon Raptis lindi më 18/07/1971 në Agrinio.Perfundoi studimet në shkollën Mjekësore të Universitetit të Timishoares në Rumani në vitin 1996.
Gjatë shërbimit ushtarak shërbeu si mjek në Qendrën e Kujdesit Shëndetsor në Karoti Evruto në 1998-2000 dhe në vazhdim punoi si mjek i përgjithshëm.
U specializua në Urologji në Spitalin Universitar të Rios në Patras. Në periudhën 2007-2008 u specializua në Andrologji në Spitalin Universitar të Milanos “San Raffaele”
përkrah profesorit të mirënjohur të kësaj fushe Francesco Montorsi,ku u vlerësua me rezulate të shkëlqyera. Prej vitit 2009 drejton një klinike urologjie në qytetin e Agrinios.
Kirurgu Urolog-Androlog Dr.Spyridon Raptis është kandidat lektor në Universitetin Mjekësor të Patras. Eshtë anëtar i shoqatës greke të Urologjisë dhe shoqatës Europiane të Urologjisë.
I Specializuar ne IRCC San Rafaele – Milano per Impotencen seksuale dhe tumoret e sistemit urinar.
•Eko e gjithë sistemit urinar
•Sëmundjet dhe patologjia e prostatit(Eccho transanale dhe biopsi)
•Inkontinenca urinare(humbja e pavullnetshme e urinës)
•Crregullime seksuale
•Crregullime të fertilitetit