Dr. Eduart Shota është kardiolog, i cili drejton Departamentin e Kardiologjisë në Poliklinikën Doctors’ Hospital Albania. Ai ka përvojë të gjatë në spitale të ndryshme si në: Spitalin e Krujës; QSUT pranë në Shërbimin e Pranim Urgjencës, Departamenti Sëmundjeve të Brendshme, Spitali Nr.1, Tiranë. Në vitet 2000-2009 Dr. Eduart Shota ka punuar mjek me kohë të plotë, kardiolog, në QSUT, “Nënë Tereza”. Gjithashtu ka vijuar suksesshëm të punoj edhe në spitale private në Tiranë, në pozicionin si koordinator i Departamentit të Kardiologjisë dhe më tej si shef i këtij departamenti.
Ai ka kryer studimet në Universitetin e Mjekësisë̈, Tiranë, Mjekësi e përgjithshme dhe specializimin për Kardiologji në vitet 1994-1998. Dr. Eduart Shota në vitet 2001-2002 ka kryer Masterin në Kardiologji, Tiranë.
Ai ka ndjekur disa trajnime, kualifikime në këtë̈ fushë dhe është i certifikuar nga institucione prestigjioze.
Më pas ka vijuar studimet në vitin 2002 për Organizzazioni Sanitarie”, Universiteti i studimeve të Romës “La Sapienza” Romë, Itali
Në vitin 2004 kardiologu i mirënjohur përfundoi edhe kursin e perfeksionimit në Ekokardiografi, Departamenti i Shkencave Kardiovaskulare dhe Respiratore , Universiteti i Studimeve të Romës “La Sapienza”.
Ai është pjesëmarrës në shumë konferenca dhe trajnime të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.
Dr. Eduart Shota, kardiolog, në Doctors’ Hospital ofron:
- Vizitë Kardiologjike
- Eko kardiake
- Provë ushtrimore
- Holter ritmi
- Holter presioni