Arjola Lika
Estetiste
Arjola Lika – Fizioterapiste është pjesë e stafit të Poliklinikës Doctors’ General Clinic.
Arjola Lika ka kryer studimet e larta për fizioterapi dhe është pjesëmarrëse në konferenca shkencore të ndryshme: “Spondiloartroza cervikale dhe rehabilitimi fizioterapeutik në Shqipëri”, “Dëmtimi i medulles spinale: një sfidë e shumanshme për patologji komplekse”.
Në Poliklinikën Doctors’ General Clinic vlerëson dhe ekzaminon pacientin ortopedik, me një diagnozë të vendosur paraprakisht nga mjeku. Harton një program rehabilitimi mbi gjendje shëndetësore në të cilën ndodhet pacienti. Bashkëpunon me pacientin duke i shpjeguar të gjithë situatën dhe mënyrën e rehabilitimit. Trajton pacientin me terapi manuale dhe modalitete të ndryshme fizioterapeutike. Asiston nga ana psikologjike në rast se pacienti shfaq shenja të tilla gjatë periudhës së trajtimit. Edukon dhe informon familjarët mbi gjendjen e pacientit, si mund ta ndihmojnë për t’u rikthyer në mënyrën më të mirë të mundshme në normalitet.