Graciela Mana
Psikologe
Graciela Mana është Psikologe Klinike e licencuar dhe Psikologe Ligjore. Me një eksperiencë 14 vjeçare tashmë i është bashkuar stafit të Doctors’ General Clinic. Ajo kryer studimet në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Shkencave Sociale-Departamenti i Psikologjisë.
Specializimet pasuniversitare:
•Psikoterapiste CBT
•Terapiste EMDR Psikotraumatologe
•Psikoterapiste e licensuar nga The Terence Watts BWRT Institute, London.
•Trajnere për meditimin mindfulness
•Psikodiagnostikë
•Trajtimi i ankthit/Përdorimi i teknikave të meditimit në seancat terapeutike.
•Llojet e inteligjencave
•Metodat e kërkimit shkencor
•Trajtimi i Çrregullimeve Obsesiv Kompulsive me teknikat konjitive biheiviorale
•Trajtimi i Çrregullimit të Stresit Posttraumatik me teknikat konjitive biheiviorale.
Të tjera:
Trajnere për psikologë, mjekë, farmacistë dhe infermierë, për kushte të shëndetit mendor tek të rriturit dhe fëmijet, të lidhura me: traumat, stresin, abuzimin, ankthin, depresionin, menaxhimin e zemërimit, zinë e komplikuar, ndërhyrja për modifikimin e sjelljeve të papërshtatshme.
Trajnere për Programin për forcimin e familjes për prindër dhe fëmijë.
– Zia Traumatike.
– Terapia familjare
Aplikimi i instrumenteve psikometrikë në praktikën klinike: Rasti i CORE-OM
Riinskenimi imazherik për kujtimet e hershme traumatike dhe çrregullimi i stresit post traumatik kompleks.
Supervizore për psikologët në praktikën e tyre profesionale.
– Vlerësuese
– Eksperte psikologe për çështjet ligjore, pjesë e regjistrit të ekspertëve në Ministrinë e Drejtësisë.
Për fëmijë dhe adoleshentë:
Këshillimi individual dhe në grup për problematika të shëndetit mendor si ankthi, depresioni, traumat si dhe çeshtje të lidhura me vetëvlerësimin, marrëdhëniet me bashkëmoshatarët dhe familjarët etj.
Ndërmjetësim në zgjidhjen e konfilkteve.
Vlerësimi dhe trajtimi i rasteve të abuzimit psikologjik, fizik dhe seksual.