Microdermoabrassion

Microdermoabrassion është trajtimi më i thjeshtë dhe më ideal për një lëkurë të pastër, të butë dhe të rigjeneruar, nëse aplikohet me qëllim pastrimin e fytyrës për ta mirëmbajtur atë. Gjithashtu, Microdermoabrassion ndihmon në rigjenerimin e shtresave të sipërme të lëkurës nëpërmjet një metode të kontrolluar intensive shtresëzimi të saj. Kjo ndodh në raste ku qëllimi i trajtimeve është përmiresimi i pamjes së cikatriceve, shenjave, rrudhave etj. duke ofruar një lëkure më të shndritshme, të çliruar nga të gjitha ato shqetësime.

Nëpërmjet këtij trajtimi arrijmë:

-Pastrimin e lëkurës së fytyrës, dekoltes dhe të kurrizit.

-Shtresëzimin dhe largimin e qelizave të vdekura të epidermës.

-Shkëlqim dhe përmirësim të sipërfaqes së lëkurës.

-Zbutje të rrudhave dhe vijave të vogla të shprehisë.

-Përmirësim të shenjave dhe të cikatriceve të krijuara nga aknet.

-Përmirësim të cikatriceve të krijuara nga ndërhyrje të mëparshme ose nga aksidente.

-Rigjenerim dhe tonifikim të lëkurës nëpërmjet stimulimit të prodhimit të kolagjenit të ri.

-Përmirësim i pamjes së lëkurës me plakje të hershme dhe atë të ekspozuar ndër vite në rrezatimin diellor.

-Qarkullim më të mirë të limfës dhe si rezultat pakësim të ënjtjeve në fytyrë.

Zonat në të cilat aplikohet më së shumti Microdermoabrassion është fytyra, fyti, dekolteja, kurrizi dhe kudo në trup kemi nevojë për rigjenerim dhe përmirësim të sipërfaqes së lëkurës.
Avantazh i këtij trajtimi përben fakti që mund të shoqërohet me disa trajtime të tjera si: pastrimi i thellë i lëkurës, Peelings, Mesotherapy, Botox, Acid hyaluronik dhe lifting fytyre.
Menjëherë pas seancës së pare vihet re përmirësimi i lëkurës me një pamje me më shumë shkëlqim, me shumë ndriçim dhe patjetër më e butë.
Nëse aplikohet për arsye pastrimi të fytyrës këshillohet të përsëritet 3-4 herë në vit. Në rast se Microdermoabrassion aplikohet për përmirësimin e shenjave, cikatriceve të akneve, rrudhave dhe për tonifikim të lëkurës nevojitet një cikël prej 7-8 seancash një herë në 10-14 ditë.

Share your thoughts