Pastrimi i thellë i fytyrës
Pastrimi i thelle i fytyres eshte nder trajtimet me te rendesishme te estetikes sepse eshte i domosdoshem per mirembajtjen e shendetit te lekures, kryerjen normale te funksioneve te qelizave te saj si dhe ndricimin e saj. Eshte nje trajtim nepermjet te cilit personi i specializuar, duke ndjekur procedurat specifike dhe perkatese ne varesi te llojit dhe nevojave te lekures, ka si qellim largimin e yndyres, papastertive dhe qelizave te vdekura nga lekura.
Pastrimi i thelle i lekures kryhet me ndihmen e mollezave te gishtave per zhbllokimin dhe largimin e pikave te zeza, pikave te bardha dhe dhjamoreve duke ofruar keshtu nje lekure te lemuar dhe te paster. Gjate trajtimit percaktohet protokolli qe do ndiqet me aparaturat dhe produktet perkatese per rastin e lekures qe trajtohet duke u bazuar ne llojin e saj, nevojat qe mund te kete, sensitivitetin e saj dhe se sa problematike eshte gjendja ne te cilen ndodhet.
Ky trajtim mund te kombinohet me trajtime te tjera si Microdermoabrassion, Aha, Hidratim etj. per tu pergjigjur me se miri nevojave te lekures ne c’do rast dhe keshtu te arrihen rezultate maksimale. Gjithashtu kohezgjatja e trajtimit bazohet ne arsyet e larpermendura megjithese mesatarisht mund te nevojiten 2 ore. Perseritja e pastrimit te thelle percaktohet edhe ajo ne varesi te karakteristikave te lekures dhe nevojave te saj.
Atehere, per nje lekure normale mund te jete e mjaftueshme te perseritet 2 here ne vit,
per nje lekure mikse 3 here ne vit,
per nje lekure me yndyre 4 ose 5 here ne vit, por gjithmone mund te ndryshojne sipas gjendjes se saj e cila gjate vitit ndikohet si nga faktoret e jashtem ashtu dhe te brendshem.
Ne raste ku lekurat vuajne nga probleme dermatologjike si llojet e ndryshme te akneve, roli i pastrimit te thelle eshte katalitik dhe perseritja e seancave me intensive.
Eshte nje trajtim qe mund te aplikohet ne te gjitha moshat si ne femra ashtu dhe ne meshkuj.
Rezultatet e trajtimit jane lehtesisht te dukshme dhe personi mund te rikthehet menjehere ne perditshmerine e tij.