Doctor’s General Clinic është poliklinikë e përgjithshme dhe e specialiteteve. Klinika është krijuar në qershor 2012, si bashkëpunim shqiptaro-grek. Poliklinika Doctor’s General Clinic është filial i spitalit të njohur grek me të njëjtin emër në qendër të Athinës.
Çfarë ofron në fushën e shëndetësisë “DOCTORS’ HOSPITAL” dhe pse i duhen besuar ndërhyrjet kirurgjikale një emri të madh?
Çelsi i suksesit janë mjekët dhe stafi ynë, të cilët janë të specializuar në shtete të ndryshme të botës dhe me një eksperiencë disa vjeçare në Greqi dhe Europë. Kirurgët e huaj kanë lejen për ushtrimin e profesionit në Shqipëri nga “Urdhri i Mjekut” dhe diplomat e tyre janë konvertuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencave.