Tefta Balliu
Estetiste
Tefta Balliu është estetiste profesioniste prej më shumë se 20 vjetësh në fushën e Dermo-estetikës për trajtimet estetike joinvazive.
E diplomuar nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale në fushën e Estetikës.
Ka ndjekur trajnime dhe seminare të ndryshme për kujdesin ndaj lëkurës, brenda dhe jashtë vendit, për kujdesin dhe komunikimin me klientin dhe ndaj klientit.
Disa nga trajnimet që ka ndjekur :
– Profesional Skin Care Matis, organizuar nga kompania G&M dhe Instituti i Bukurisë Frontera.
– Trajnimi për Kujdesin ndaj Lëkurës Facial Hydrooptimal Care La Reference Beauty in Institut Sothys Paris.
– Trajnimi për Dermo Abrazion dhe Micronidel e organizuar nga Wild Beauty School P.M.C.
– E trajnuar nga kompania Candela për epilimin me laser Alexandrite Candela.
– E trajnuar nga Dermapen 4
– Seminar me temë “Kujdesi ndaj thonjve (mykut dhe kërpudhave)” organizuar nga kompania I.B.D. Astonish Nails Akademi etj.
Ka punuar si estetiste në disa Klinika dhe Qendra Estetike dhe prej 7 vitesh është pjesë e stafit të Poliklinikës Doctors’ General Clinic.
Shërbimet që kryen janë trajtimet joinvazive të lëkurës së trupit dhe fytyrës, duke filluar nga pastrimi i thellë dermo-estetik paramedikal, trajtime antiage, hidrooptimal, masazhe trupi, depilime me lazer dhe mënyra të tjera, trajtime anticelulit me aparaturë dhe primiturë.
Aparaturat që zotëron janë Dermo Abrazion me koka Diamanti dhe Dermo Abrazion me kristale, Mikronidel, Derma Peen, Cavitacion, Rf (Radio Recuence) Cool Sistem, LPG ( Endemolpogi), Lazerat, Diod 465 Med Art, Med Lite, IPl dhe gjigantin Alexandrit.