MJEKË TË TRAJNUAR
EMËRIMET NË VITIN 2023
PACIENTËT E SHËRUAR
ORË NË JAVË
#1 Shëndeti juaj, kujdesi ynë
Doctor's Hospital është një strukturë mjekësore private në Shqipëri si një bashkëpunim shqiptaro-grek.
Doctors General Clinic Albania u themelua nga një grup mjekësh grekë, të cilët investuan në Shqipëri për të krijuar një klinikë model, të fokusuar në sjelljen e risive në shërbimin shëndetësor për popullsinë shqiptare.
Ne jemi një degë e spitalit me të njëjtin emër, Doctors' General Clinic, në Athinë, Greqi, dhe së fundmi mund të na gjeni në degë të reja në Shqipëri:
· Doctors' General Clinic 1- Dega Qendrore
· Doctors' General Clinic Kamzë
· Doctors' General Clinic Kika 2
· Doctors' General Clinic Sarandë
Ne jemi një qendër mjekësore multidisiplinare dhe përqendrohemi në zgjerimin çdo ditë dhe plotësimin e çdo nevoje të pacientëve tanë, duke i arritur ata kudo që janë.
Ekipet tona kombinojnë funksionet mjekësore, kirurgjikale dhe mbështetëse për të përmirësuar kujdesin dhe përvojën e pacientit.
Ne jemi një qendër mjekësore multidisiplinare dhe fokusi ynë është të plotësojmë çdo nevojë të pacientëve tanë çdo ditë, të zgjerohemi duke i arritur kudo që janë.
Një nga pikat tona të forta është zhvillimi i TURIZMIT MJEKËSOR në vitet e fundit.
Pse Poliklinika Doctor's Hospital?
Sepse ne jemi gati t'ju ofrojmë shërbimin mjekësor me standartet më të larta dhe komoditetin maksimal që nga momenti që mbërrini në Shqipëri, deri sa të largoheni nga Shqipëria. Mjekët dhe kirurgët tanë kanë studiuar dhe janë certifikuar në universitetet europiane dhe kanë sjellë shumë risi në Shqipëri, një spektër i plotë i shërbimeve të trajtimit dhe parandalimit. Infermierët dhe personeli ynë mbështetës janë të përkushtuar për mirëqenien e pacientëve. Ne jemi kujdesur të vëmë në dispozicion të pacientëve tanë, specialistë me përvojë dhjetëra vjeçare të provuar, kompetencë aktuale dhe shije estetike, të cilët me humanitetin, seriozitetin dhe profesionalizmin, garantojnë rezultate optimale për çdo ndërhyrje kirurgjikale dhe trajtim mjekësor estetik
Misioni ynë
Në kliniken Doctors' Hospital, ne synojmë të jemi një qendër shëndetësore e besueshme dhe e përgjegjshme që u përgjigjet kërkesave gjithnjë në rritje të popullsisë, për të ofruar shërbime mjekësore profesionale, të arritshme, të cilësisë së lartë dhe gjithëpërfshirëse të kujdesit shëndetësor.
Ne nuk synojmë vetëm përmirësimin e simptomave dhe sëmundjeve, por në mirëqenien e plotë fizike dhe emocionale të pacientit.
Vizioni ynë
Të ofrojmë më të mirën për pacientët tanë, shërbim shëndetësor me cilësi të lartë dhe të vazhdueshme, bashkëkohor dhe me kulturë dhe etikë profesionale. Ne kemi një vizion për t'u zhvilluar si një rrjet i integruar shëndetësor në shërbim të pacientëve të zonës dhe më gjerësisht në Shqipëri.
Shërbimet tona
Merrni përsipër shëndetin tuaj sot dhe zbuloni gamën gjithëpërfshirëse të shërbimeve që ofrojmë në Kliniken Doctors's Hospital me eksperience 20 vjeçare. Nga kujdesi parandalues deri te trajtimet e specializuara, ekipi ynë i përkushtuar i profesionistëve është këtu për t'ju udhëhequr drejt mirëqenies optimale. Kliko butonin më poshtë për të eksploruar gamen e plotë të shërbimeve dhe për të planifikuar një takim. Mirëqenia juaj fillon këtu!