Çfarë është fizioterapia?

Fizioterapia është një degë e mjekësisë që trajton dhe rehabiliton pacientët e prekur nga dëmtimet, sëmundjet dhe disa probleme të tjera të trupit nëpërmjet metodave jo farmakologjike dhe jo kirurgjikale.

Cili është qëllimi i fizioterapisë?

Qëllimi i fizioterapisë është të ndihmojë pacientët të kthehen në funksionimin e tyre normal dhe të përmirësojnë cilësinë e tyre të jetës nëpërmjet metodave të specializuara, ushtrimeve, masazhit dhe kujdesit të individualizuar.

Fizioterapistët punojnë në bashkëpunim me pacientët dhe ekipin mjekësor për të krijuar një plan trajtimi të përshtatshëm dhe efektiv.

Çfarë mund të trajtohet me fizioterapi?

Fizioterapia trajton një gamë të gjerë problemesh shëndetësore dhe musculoskeletal. Këto përfshijnë:
1.Dëmtimet ortopedike dhe traumatologjike:sforcimet muskulore dhe spazmat e muskujve, thyerjet e kockave, tendiniti, dëmtimi i meniscit dhe ligamenteve të gjurit.
2. Problemet e shtyllës kurrizore: Dhimbje shpine, skoliozë, spondylolisthesis, spondilitis ankilosant, disk hernieted.
Rehabilitimi 3.Post-operativ: Për të përmirësuar funksionimin pas ndërhyrjeve kirurgjikale.
4. Probleme neurologjike: Përfshin trajtimin e pacientëve me aftësi motorike të kufizuara, si pas një goditjeje cerebrale ose sëmundje neurologjike.
5. Mjekësia sportive: Rehabilitimi i atletëve pas lëndimeve dhe sforcimeve të shpeshta të atletëve dhe përmirësimi i performancës sportive.
6. Rehabilitimi kardiovaskular: Trajton pacientët me probleme të zemrës, mushkërive dhe mëlçisë.

Si e trajton një fizioterapist pacientin e tij?
Fizioterapistët përdorin një sërë metodash ekzaminimi për të vlerësuar gjendjen shëndetësore të pacientit. Këto metoda ekzaminimi përdoren për të bërë një vlerësim të plotë të gjendjes së pacientit dhe për të përcaktuar një plan trajtimi të përshtatshëm. Fizioterapisti do të punojë në bashkëpunim me pacientin për të përcaktuar qëllimet e trajtimit dhe për të ofruar ndihmë efektive dhe të personalizuar për çdo individ.

Cilat metoda përdoren në fizioterapi për të trajtuar pacientët?

Fizioterapia përdor shumë metoda për të trajtuar pacientët, duke përfshirë:
1. Terapia fizike: Përdoret për të përmirësuar funksionin fizik dhe për të zvogëluar dhimbjen.
2. Terapi manuale: P.sh. masazh, mobilizim artikular, teknika mjekësore manuale për të rregulluar disfunksionet.
3. Ushtrimet terapeutike: Programe të projektuara individualisht për të rritur forcën, fleksibilitetin dhe koordinimin.
4. Elektroterapia: Energjia elektrike përdoret për të stimuluar muskujt ose për të trajtuar dhimbjen.
5. Hidroterapia: Terapi në ujë, p.sh. në pishina, për të reduktuar presionin mbi muskujt dhe nyjet.
6. Ultratinguj: Përdoret për të trajtuar zona të caktuara të trupit përmes vibrimeve me ultratinguj, etj.