Alma Cili

Hematologe


Dr. Alma Cili – Hematologe është pjesë e stafit të Poliklinikës Doctors’ Hospital Albania.

Dr. Alma Cili është gjithashtu prej disa vitesh mjeke hematologe në klinikën e hematologjisë në Spitali Universitar “Nënë Tereza”, Tiranë.
Ka punuar As/Doktoreshe, në Bonita Internal Medicine në Amerikë.

Pedagoge pranë “Departamentit të Sëmundjeve të brendshme”, “Shërbimit të Hematologjisë”.
Ajo është pjesëmarrëse në shumë konferenca dhe trajnime të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Botuese e disa punimeve shkencore dhe botuese e librit “Hematologjia”, për studentët e mjekësisë dhe specializantët e shërbimit të hematologjisë.

Në Poliklinikës Doctors’ Hospital Albania ofron:
• Konsultë për përcaktimin e diagnozës dhe trajtimin e sëmundjeve të rruazave të kuqe, rruazave të bardha, trombociteve, sëmundjet beninje dhe malinje, të lindura apo të fituara., zbulimin e mundshëm të shkaqeve;
• Trajtimi dhe monitorimi i sëmundjeve të ndryshme të gjakut;
• Terapi me antikoagulante (hollues gjaku) gjatë dhe pas infeksionit Covid – 19.

Shërbimet:
• Limfoma
• Mieloma multiple
• Leucemia akute dhe kronike
• Çrregullime të koagulimit
• Realizimi i biopsisë së balcës së kuqe të kockave.
• Mielograma
• Anemi të fituara apo të lindura
• Hemoglobinopatitë

X