WORK WITH US

Karriera ne Doctors Hospital

Të punosh në Doctors Hospital Albania do të thotë të jesh pjesë e një ambienti që mundohemi te zhvillohemi dhe permiresohemi  vazhdimisht 
Ne besojmë në potencialin qe ka një ekip i përkushtuar dhe tolerant, ku secili ka mundësi të rritet profesionalisht dhe të japë më të mirën e vet.

Doctors Hospital Albania është në kërkim të profesionistëve te cilet kane perkushtim dhe pasion kujdesin shëndetësor.

Pse të na bashkoheni ne skuadren tone?

  • Ambient modern dhe staf bashkëpunues
  • Mundësi trajnimi dhe zhvillimi të vazhdueshëm
  • Respekt dhe vlerësim për çdo rol në ekip
  • Mundesi pune ne lokacione te ndryshme te Doctors Hospital sipas afersise suaj

Pozicione të hapura aktualisht:

  • Infermier/e
  • Mjek i përgjithshëm
  • Recepsion

Apliko tani

Plotëso aplikimin më poshtë ose dërgo CV-n tënde në:
📩dojnakaja@doctorshospital.al

Cdo aplikim ndiqet me zbatimin e standardeve të mbrojtjes së të dhënave personale sipas Ligjit nr. 124/2024.

-Procesi ynë i rekrutimit është i thjeshtë dhe transparent.

  1. Aplikimi online – Plotësoni formularin e aplikimit ose dërgoni CV-n në emailin tonë.
  2. Përzgjedhja paraprake – Kandidatët që përmbushin kriteret fillestare kontaktohen për një intervistë.
  3. Intervista – Një bisedë njohëse me stafin e burimeve njerëzore dhe, sipas rastit, me drejtuesin e departamentit ku ju prezantohen edhe benefitet e te punuarit ne DH
  4. Vlerësimi përfundimtar – Kandidatët e përzgjedhur njoftohen dhe fillojnë procesin e orientimit në punë.

Disa perfitime per punonjesit e DH

  • Kohë e paguar pushimi (ofrohet zakonisht kohë e paguar për pushime, sëmundje dhe festat zyrtare)
  • Mjedis pune fleksibël (ne varesi te rolit, punonjësit mund të kenë mundësi për orare fleksibël që ndihmojnë në balancimin e jetës personale dhe punës)
  • Leje prindërore
  • Zbritje për punonjësit dhe familjarët e afërt (zbritje në shërbimet shëndetësore)
  • Bonuse dhe stimuj bazuar në performancë
  • Edukim dhe trajnime të vazhdueshme
  • Staff retreat te ndryshme

Ready to explore collaboration?