Eduart Shota

Kardiolog


Dr. Eduart Shota është kardiolog, i cili drejton Departamentin e Kardiologjisë në Poliklinikën Doctors’ Hospital Albania. Ai ka përvojë të gjatë në spitale të ndryshme si në: Spitalin e Krujës; QSUT pranë në Shërbimin e Pranim Urgjencës, Departamenti Sëmundjeve të Brendshme, Spitali Nr.1, Tiranë. Në vitet 2000-2009 Dr. Eduart Shota ka punuar mjek me kohë të plotë, kardiolog, në QSUT, “Nënë Tereza”. Gjithashtu ka vijuar suksesshëm të punoj edhe në spitale private në Tiranë, në pozicionin si koordinator i Departamentit të Kardiologjisë dhe më tej si shef i këtij departamenti.

Ai ka kryer studimet në Universitetin e Mjekësisë̈, Tiranë, Mjekësi e përgjithshme dhe specializimin për Kardiologji në vitet 1994-1998. Dr. Eduart Shota në vitet 2001-2002 ka kryer Masterin në Kardiologji, Tiranë.

Ai ka ndjekur disa trajnime, kualifikime në këtë̈ fushë dhe është i certifikuar nga institucione prestigjioze.

X