Alma Cufaj
Pediatre
Dr. Alma Cufaj është pediatre pranë Poliklinikës Doctors’ Generat Clinic. Ajo ka përvojë të gjatë në Qendra Shëndetësore që nga viti 2002 e në vazhdim. Gjithashtu punon Mjeke Pediatër dhe në Poliklinikën Nr.1, Tiranë. Dr. Alma kujdeset për mirëqenien shëndetësore të pacientëve të saj. Mban komunikim të vazhdueshëm me prindërit për ecurinë e shëndetit të fëmijëve. Informon për rezultatet e ekzaminimeve dhe trajtimin që duhet bërë. Organizon dhe zbaton masat kundër epidemisë në fokusin e infeksionit; monitoron shëndetin e fëmijëve dhe ofron kujdesin mjekësor dhe parandalues (dispanserizimi); organizon dhe zbaton imunoprofilaksinë tek fëmijët. Ofron zhvillimin dhe zbatimin e programeve individuale për rehabilitimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara etj. Ajo ka kryer studimet në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, në vitet 1996-2002. Është kualifikuar për metabolizmin dhe semundjet endokrine nga “Shoqata Shqipëtare e Pediatrisë”.
Ajo ka ndjekur disa trajnime, kualifikime në këtë̈ fushë dhe është e certifikuar: Fundamentals of Health Systems Management; Konferenca e 2-t dhe 4-t e Shërbimit Ambulator të Tiranës, Reflektimi mbi Situatën e Diabetit në Shqipëri, Aspektet Shëndetsore dhe Mirëqenia e Individëve me Sindromën Down; Konferenca V-të e Mjekëve Specialistë të Shërbimit Ambulatorë të Tiranës; Trajnimi mbi çrregullimet psikologjike më të zakonshme në popullatë si depresioni dhe ankthi; Roli i personelit të shërbimit shëndetësor parësor në kontrollin e shëndetit, rritjen dhe zhvillimin e adoleshentëve; menaxhimi i stresit në vendin e punës; Roli i ushqyerjes së hershme të fëmijës në sëmundje.
Shërbimet: Konsulta neonatologjike dhe pediatrike;
Këshillimi me prindin lidhur me ushqyerjen, sjelljen dhe zhvillimin (fizik, psikomotor etj);
Neonatal screening; echographic për displazine coxo -femorale të zhvillimit, testi i dëgjimit, Screening për aneminë nga mungesa e Fe, probleme të zhvillimit psikomotor dhe kognitiv, Screening të TA, çrregullimet e lipideve etj.