Dr. Vasil Angjeli


Dr. Vasil Angjeli është Kirurg Obstetër – Gjinekolog në Poliklinikën Doctors’ General Clinic. Ai është i specializuar në Kirurgji Obstetri – Gjinekologji dhe ushtron profesionin prej 20 vitesh i bazuar tek njohuritë solide mjekësore, risitë, përvojën si dhe cilësitë menaxheriale në klinika komplekse. Ai ka përvojë në trajtimin e problemeve gjinekologjike beninje dhe malinje, duke përfshirë përdorimin e teknikave minimalisht invazive, si: hysteroskopia, laparoskopia, laparotomia apo kirurgjia pelviene, inkontinenca urinare, konizimi, biopsitë etj. Trajtimi i problemeve të fertilitetit, fekondimet in vitro etj. Pjesë e ekspertizës së tij është gjithashtu trajtimi ambulator dhe ndjekja klinike e problemeve gjinekologjike dhe të shtatzënisë. Të gjitha kët shërbime ofrohen në Poliklinikën Doctors’ General Clinic. FORMIMI SHKENCOR DHE AKREDITIME 2018 – Diplomë universitare për trajtimin e problemeve të fertilitetit dhe asistencën mjekësore të fekondimit (Prise en Charge en Infertilité et Assistance Médicale a la Procréation) në Universitetin Bordeaux – Francë 2010 – Certifikatë Specializimi në Obstetrikë – Gjinekologji në Greqi nga Ministria e Shëndetit Grek. 2008 – Master në diagnostikën gjenetike preimplantuese ( Preimplantantion Gentic Diagnosis) – Londër UK 2001 – Diplomë Universitare në mjekësi, Universiteti i Patres – Greqi ZHVILLIME PROFESIONALE 2017 – Trajtimet te problemeve të fertilitetit dhe asistencen mjekesore të riprodhimit ( Prise en Charge en Infertilité et Assistance Médicale a la Procréation) Universiteti Bordeaux- France. 2013 – Trajnim në kirurgjinë laparoskopike tek IRCAD Advanced Laparoscopy Training Course. IRCAD Strasbourg, France 2012 – Trajnim në Swing Technology Uro- gynecology Mesh Application Training. Aix En Province, Francë EKSPERIENCE PROFESIONALE Duke nisur nga 2014 e në vazhdim – Kirurg Gjinekolog në aktivitet profesionale të pavarura me interes të veçantë në fushën e asistencës mjekësore të riprodhimit dhe terapitë e fertilitetit dhe fekondimet in vitro në Paris – Francë. 2011-2013 Drejtor i departamentit tëë obstetrikës dhe gjinekologjisë në një spital privat në Tiranë. 2008-2010 Specializim ne Kirurgjinë Onkologjike – Gjinekologjike, Metaxa Memorial Hospital, Pireaus – Greece 2002-2007 Specializim Gjinekologji dhe Obstetrike, London Royal Free/ Whittington Hospital/ Kent Hospitals NHS- UK 2001-2002 Shërbim i detyrueshëm, Qendra mjekësore Serifos – Greqi.

X