January 25, 2024

Gjakderdhja nga hundët

Termi mjekësore për gjakderdhjen nga hundët është Epistaxis dhe është e zakonshme tek fëmijët.
Gjakderdhja nga hunda mund të duket e frikshme, por zakonisht nuk është një problem serioz.
Shumica e gjakderdhjeve nga hundët tek fëmijët ndodhin në pjesën e përparme të hundës afër vrimave të hundës. Kjo pjesë ka shumë enë të vogla gjaku (pleksus).
Veshja e hundës është gjithashtu shumë e hollë këtu dhe enët mund të hapen lehtësisht dhe të rrjedhin gjak.

Cilat janë arsyet e zakonshme të gjakderdhjes nga hundët tek fëmijët?
-Ajri i thatë
-Fryrja e hundës shumë fort ose shumë shpesh
-Dëmtim në hundë
•⁠ ⁠Ftohjet dhe alergjitë
-Objekt në hundë

Si vlerësohen gjakderdhjet nga hundët?
Në shumicën e rasteve ekzaminimi fizik nga kirurgu juaj ORL do të zbulojë enët e gjakut afër sipërfaqes së hundës në pjesën e përparme të septumit të hundës.
Nëse gjakderdhja nga hunda ndodh shumë shpesh ose nëse gjakderdhja është më e vështirë për t’u kontrolluar se sa normalja, mjeku juaj mund të rekomandojë ekzaminim laboratorik për të kontrolluar për çrregullime të gjakderdhjes ose të koagulimit të gjakut.
Kirurgu juaj ORL mund të rekomandojë gjithashtu një nazofaringoskopi fleksibël nëse gjakderdhja që ndodh nuk është tipike.

Ne ju mundësojmë konsultën me specialisten ORL pediatre.

Leave a comment